Sugjerojmë:

Këto biskota do të kthehen në të preferuarat e fëmijëve tuaj!

Këto biskota do të kthehen në të preferuarat e fëmijëve tuaj!

Persona: 18
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2 gota miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 lugë kafe sodë pjekjej
  • ½ lugë çaji kripë
  • 1 filxhan me sheqer
  • ½ filxhan me vaj luledielli
  • ¼ gotë me ujë
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • ½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje

Udhëzimet

1

Në një tas të madh bashkoni miellin, pluhurin pjekës, sodën dhe kripën.

2

Në një tas tjetër përzieni sheqerin, vajin, ujin, uthullën e mollës dhe vaniljen.

3

Në fund i bashkoni të dy masat.

4

I përzieni mirë, i mbuloni me një qese kuzhine dhe e lini në frigorifer për 1 orë.

5

Parangrohni furrën në 200 gradë.

6

Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.

7

Nxirrni masën e biskotave dhe me një lugë filloni e formoni biskotat e fëmijëve tuaj.

8

I vendosni tek tava me një largësi nga njëra tjetra.

9

Më pas i fusni në furrë të piqen për 10 minuta.

10

I lini pak të ftohen para se t’i shijoni!

Lini një koment