Sugjerojmë:

Këtë mbrëmje shmangni këto 6 ushqime nëse doni një gjumë të mirë

Ndonjëherë zgjohemi dhe ndihemi të mërzitur ose të lodhur. Askush nuk është i bindur se kush mund të jetë shkaku i kësaj.

Me gjasa mund të ketë të bëjë me atë se çfarë kemi ngrënë dje në darkë.

Pijet me gaz
Përmbajnë benzoat natriumi dhe kimikate të tjera që mund të përkeqësojnë traktin gastrointestinal dhe të shkaktojnë aciditet në stomak. Jo një ide e mirë për gjumin para natës.

Çokollata e zezë
Përmban kafeinë e cila zvogëlon aftësinë tuaj për të zhvilluar dhe mbajtur faza më të thella të gjumit. Pra shkurt, ju lë pa gjumë!

Drithërat 
Konsumi i drithërave me sheqer të lartë do të bëjë që të rritet sheqeri në gjak dhe të “përplaset”, gjë që do të ndikojë në gjumin tuaj.

Kafe 
Kafeina mund të stimulojë sistemin nervor qendror disa orë pas konsumimit të tij. Pengon ardhjen e gjumit për disa kohë, pasi rrit vigjilencën.

Ushqimet me yndyrë
Yndyra stimulon prodhimin e acidit në stomak, i cili mund të shkojë në ezofagun tuaj duke shkaktuar urth.

Alkooli 
Një gotë verë mund t’ju ndihmojë të çlodheni dhe të bini në gjumë më herët, por gjithsesi e pengon gjumin e natës që të bëjë ciklin e tij të plotë. Pra herë pas here mund të keni ndërprerje të tij.

Lini një koment