Sugjerojmë:

Kërpudha të mbushura me mocarela dhe parmixhano

Ingredientët

  • 20 kërpudha të pastruara dhe të qëruara
  • 1 tufë spinaq
  • 1 gotë me djathë parmigiano të grirë
  • 1/2 filxhan me djathë mocarella
  • 1 thelpi hudhër
  • Kripë, piper
  • 1/3 filxhan me galetë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrën dhe më pas shtoni spinaqin e copëtuar.

2

Sapo t'i bjerë volumi e hiqni nga zjarri. I shtoni djathin mozarella dhe i përzieni mirë.

3

Kërpudhat e pastruara i rendisni në një tavë.

4

I mbushni me spinaqin dhe më pas i shtoni djathin parmigiano e në fund galetën.

5

I piqni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20 minuta.

Lini një koment