Sugjerojmë:

Kërpudha të mbushura me brokoli dhe salsiçe

Kërpudha të mbushura me brokoli dhe salsiçe

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Një recetë italiane që me gjasa do ju pëlqejë pafund të gjithëve!

Ingredientët

  • 4 salsiçe pule (hiqini cipën)
  • ½ brokoli, e ndarë në copëza të vogla
  • 1 qepë e kuqe e grirë imët
  • 24 kërpudha të pastruara nga cipa
  • 2 thelpi hudhra të copëtuara
  • ½ lugë çaji kripë
  • Pak piper të zi dhe të kuq
  • 1 lugë gjelle rigon i freskët
  • 2 lugë gjelle borzilok i freskët
  • 1 filxhan kafe verë e kuqe
  • 1 filxhan çaji bukë e grirë imët
  • 3 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Në një tigan në zjarr mesatar vendosni tulin e salsiçeve dhe i përzieni mirë me një spatul.

3

Shtoni qepën, copëzat e brokolit dhe vazhdoni t’i përzieni për gati 7 minuta.

4

Shtoni hudhrat, gjysmat e kërpudhave të copëtuara, kripën, piperin e kuq dhe të zi, rigonin, borzilokun dhe verën.

5

I lini për disa minuta në zjarr mesatar.

6

I hiqni nga zjarri dhe e kaloni mbushjen në një tas.

7

I lini të ftohen disi për 10 minuta.

8

Shtoni bukën, djathin parmixhano dhe i përzieni të gjitha bashkë.

9

Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe radhisni sipër kërpudhat që do të mbushim.

10

Filloni e i mbushni secilën me një lugë gjelle nga masa që përgatitët.

11

I fusni në furrë për 20 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment