Sugjerojmë:

Kërpudha në furrë me vezë dhe proshutë krudo

Kërpudha në furrë me vezë dhe proshutë krudo

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 5 vezë
  • 5 kërpudha
  • 100 gram proshutë krudo
  • Piper i zi
  • Pak vaj ulliri
  • Borzilok i freskët

Udhëzimet

1

Pastroni kërpudhat mirë nga brenda. Pastrojini me një lugë për të krijuar hapsirë të mjaftueshme për vezën dhe proshutën.

2

Merrni një tavë dhe shtroni një letër kuzhine. Vendosni kërpudhat me rradhë dhe brenda i shtoni pak vaj ulliri secilës.

3

Vendosni nga një fetë proshutë krudo tek secila. Thyeni tek secila nga një vezë.

4

Në fund i shtoni piper dhe pak borzilok.

5

I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

Lini një koment