Sugjerojmë:

Kek shtëpie me portokall

Kek shtëpie me portokall

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

E mbani mend atë kekun e shtëpisë që përgatita para disa ditësh? Recetës së sotme do t'i shtojmë edhe portokall për ta bërë akoma më të shijshme. Le t'i hedhim një sy!

Ingredientët

  • 150 ml lëng portokalli
  • 350 gram miell
  • 4 vezë
  • 200 gram sheqer
  • lëkura e një portokalli
  • 120 ml vaj luledielli
  • 1 pako pluhur pjekës
  • pak kripë
  • 1 lugë kafe vanilje

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni vezët me sheqerin.

2

Shtoni lëkurën e grirë të portokallit, lëngun e tij, vajin dhe i përzieni sërish.

3

Shtoni miellin, pluhurin pjekës, kripën dhe vaniljen.

4

I përzieni të gjitha bashkë për disa sekonda me një mikser elektrik derisa të krijoni një masë homogjene.

5

Merrni një tepsi specifike për ëmbëlsira dhe shtroni në të masën.

6

E fusni në furrën e parangrohur për 40 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Ju bëftë mirë!

Lini një koment