Sugjerojmë:

Kek shtëpie mbushur me frutat tuaja të preferuara!

Kek shtëpie mbushur me frutat tuaja të preferuara!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Si të bëni një kek të shijshëm shtëpie me frutat që ju ndodhen në kuzhinë? Përgjigjia ndodhet brenda kësaj recete që Neps.al sjell për ju...

Ingredientët

  • 1 banane
  • 1 mollë jeshile
  • 2 pjeshka
  • 2 kajsi
  • 2 vezë
  • 200 gram sheqer
  • 1 gotë qumësht
  • 300 gram miell për ëmbëlsira
  • 1 bustinë sodë pjekjeje
  • Pak kripë

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në temperaturë 180 gradë celsius.

2

Frutat i lani mirë dhe i qëroni në copa të vogla (pa lëkurë).

3

Në një enë rrihni vezët me sheqerin.

4

Shtoni miellin, kripën, sodën dhe qumështin. Të gjitha i shtoni gradualisht dhe teksa i rrihni me një rrahës elektrik.

5

Në fund shtoni frutat dhe e përzieni masën me një lugë druri.

6

Merrni një tavë, e lyeni me pak gjalpë dhe miell

7

Shtoni në të masën e kekut që përgatitët.

8

E fusni në furrë për gati 50 minuta.

9

Sapo të shihni që ka marrë një ngjyrë kafe në sipërfaqe dhe pasi të keni bërë provën me kruajtësë dhëmbësh, e hiqni kekun nga furra.

10

Prisni pak sa të ftohet dhe pastaj mund ta shijoni me një çaj të ftohtë, kafe ose lëng frutash sipas dëshirës

Lini një koment