Sugjerojmë:

Kek sfungjer me kakao

350 gram miell (që fryhet vetë)
400 gram gjalpë
6 vezë
300 gram sheqer
60 gram kakao
1 lugë kafe fryrës
1 bisht vanilje
1 lëkurë portokalli e grirë

1.Kalojmë në sitë miellin, kakaon dhe fryrësin. Ndërkohë ndezim furrën në temperaturën 170 gradë.

2.Vendosim në mikser gjalpin, sheqerin, vaniljen dhe lëkurën e portokallit. I përziejmë mirë në shpejtësi mesatare për 5 minuta.

3.Gjatë përzierjes hedhim një nga një vezët në masën në mikser.

4.E ulim pak shpejtësinë e përzierjes dhe shtojmë miellin, kakaon dhe fryrësin.

5.mikserin dhe vendosim masën e përgatitur në një enë në formën e kekut (me diametër 24 cm).

6.E pjekim në furrë për 50 minuta në 175 gradë.

Lini një koment