Sugjerojmë:

Kek sfungjer me djathë dhe kungulleshka. Nuk do të ndaloni së ngrëni!

Kek sfungjer me djathë dhe kungulleshka. Nuk do të ndaloni së ngrëni!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Jo vetëm për gjellë e sallatë. Me kungulleshkat mund të bësh edhe një kek të mirë të shijshëm!

Ingredientët

  • 250 gram miell
  • 2 vezë
  • 100 ml vaj
  • ½ gotë kos
  • 3 lugë gjelle panna
  • 1 kungulleshkë e grirë imët në rende
  • 150 gram djathë dhie
  • 125 gram djathë guda
  • ½ tufë me majdanoz të grirë imët
  • ½ tufë kopër
  • 1 lugë kafe pluhur pjekës
  • 1 lugë gjelle fara lini

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezët dhe më pas shtoni vajin.

2

Më pas shtoni kosin, panën, kungullin, djathin e dhisë dhe djathin guda. I përzieni mirë.

3

Tani shtoni erëzat me radhë, majdanozin, koperin. I trazoni serish, gradualisht shtoni miellin dhe pluhurin pjekës.

4

Pasi keni formuar një masë homogjene, shtoni edhe farat e linit.

5

Vendoseni masën në një formë specifike, e niveloni mirë dhe e fusni në furrë të piqet për 45-40 minuta, në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment