Sugjerojmë:

Kek sfungjer me bullgur

Kek sfungjer me bullgur

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

E thjeshtë për t’u bërë dhe nuk kërkon shumë kohë.

Ingredientët

  • 3 vezë
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 3 lugë gjelle qumësht
  • 3 lugë gjelle vaj luledielli
  • 3 lugë gjelle miell
  • 5 gram vanilje
  • 10 gram pluhur pjekës
  • 3 filxhanë me qumësht
  • 1 filxhan me sheqer pluhur
  • 3 lugë gjelle bullgur

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezët me sheqerin, duke përdorur një rrahës elektrik. Shtoni qumështin, vajin, bullgurin, miellin dhe i përzieni.

2

Shtoni në fund vanijen, pluhurin pjekës dhe i përzieni mirë. Merrni një tavë të vogël dhe shtroni masën që përgatitët.

3

E fusni tavën në furrë në temperaturë 180 gradë celsius, sa të marrë një ngjyrë kafe në sipërfaqe.

4

Teksa përgatitet keku, mund të bëjmë gati shurupin. Bashkoni sheqerin dhe qumështin, trazojeni derisa sheqeri të tretet i gjithi.

5

Nxirrni kekun jashtë furrës dhe e lini të ftohet për 10 minuta. Pas 10 minutash i shtoni sipër shurupin. E lini derisa keku ta thithë tërësisht shurupin.

6

Më pas e fusni në frigorifer që të ftohet. Ndajeni kekun dhe shijojeni!

Lini një koment