Sugjerojmë:

Kek me pjeshkë, recetë praktike sa herë ju shkon mendja për të ëmbla

3 pjeshkë
2 lugë gjelle konjak
2 lugë sheqer
180 gram sheqer
3 vezë
100 gram vaj
250 gram miell
1 pako vanilje
1 pako fryrës ëmbëlsirash
1 lugë gjelle sheqer pluhur

1.Si gjithnjë e nisni duke rrahur vezët me sheqerin. Shtoni miellin, fryrësin, vaniljen dhe vajin.

2.Merrni një tepsi ose formë specifike keku dhe shtroni masën e përgatitur. Mos harroni ta lyeni me pak vaj e miell që të mos ngjisë.

3.Ndërkohë në një enë prisni pjeshkët në feta-feta, i shtoni sheqerin dhe konjakun. Pas 5 minutave, i vendosni sipër brumit të kekut.

4.Tani e fusni kekun në furrë për 40-45 minuta në temperaturë 180 gradë.

5.Pasi keku të jetë gati e spërkasni sipër me sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!

Lini një koment