Sugjerojmë:

Kek me pjeshkë dhe limon

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 110 gr miell
  • 125 gr gjalpë i butë në temperaturë ambienti
  • 200 gr sheqer
  • 3 vezë (veç të bardhat nga të verdhat)
  • 8 gr sodë për ëmbëlsira
  • Lëkura e grirë e 1 limoni
  • 90 ml qumësht me yndyrë
  • 5-6 pjeshkë të pjekura
  • Kripë

Udhëzimet

1

E ndezim furrën në temperaturën 180°C.

2

Qërojmë pjeshkët dhe i presim në feta të holla.

3

Në një tas rrahim gjalpin, lëkurën e limonit dhe sheqerin për 15 minuta me rrahësin elektrik të vezëve.

4

Shtojmë një nga një të verdhat e vezëve, kripën, miellin dhe sodën me sitë, qumështin.

5

Shtojmë fetat e pjeshkëve dhe i përziejmë me spatul.

6

Me rrahësin elektrik, bëjmë marengë të bardhat e vezëve, i shtojmë me kujdes te tasi ku kemi brumin dhe i përziejmë nga poshtë lart me spatul.

7

Lyejmë tavën me gjalpë dhe miell, hedhim brumin dhe e pjekim për 35–40 minuta.

8

Bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve dhe nëse ajo del e pastër, keku është gati.

Lini një koment