Kek me mollë dhe rrush të thatë. I përkryer për të ëmbëlsuar ditën tuaj!
200 gr miell me fryrës për kek
100 gr sheqer
200 ml qumësht
50 gr rrush të thatë
50 gr lajthi
2 vezë
1 mollë e verdhë
2 lugë kanellë
1/2 bustinë pluhur pjekës
1 lëkurë portokalli
1 bustin vanilje
Sheqer pluhur
1.Në fillim vendosim rrushin e thatë në një enë të vogël me ujë të ftohtë, që të zbutet.
2.Më pas, në një tas të madh, rrahim me mikser të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, vaniljen, kanellën dhe lëkurën e portokallit të kaluar në rénde, derisa të formohet një masë kremoze.
3.Shtojmë me radhë qumështin, miellin, pluhurin pjekës, gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen në mikser, derisa masa të njëtrajtësohet.
4.Rrahim veç të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me kujdes me një lugë në brumin që përgatitëm më parë. Në fund shtojmë edhe rrushin e thatë, lajthitë dhe mollën e prerë në kube.
5.E përziejmë mirë masën dhe e vendosim në një tavë keku 25×25 cm, të cilën e kemi lyer fillimisht me gjalpë dhe miell.
6.E pjekim në furrë të ngrohur më parë, për 45 minuta në temperaturë 170 gradë.
7.Përpara se ta shërbejmë, e lëmë të paktën 30 minuta që të kullojë dhe të ftohet.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment