Sugjerojmë:

Kek me mollë dhe kanellë, për ta ëmbëlsuar më tepër ditën tuaj!

4 mollë të qëruara
2 gota miell
2 vezë
2 filxhan sheqer
1 filxhan vaj
1 lugë kafe kanellë
1 lugë kafe me kripë
1 lugë çaji me vanilje
1 lugë kafe me sodë buke

1.Ngrohni furrën në temperaturë 180 gradë.

2.Në një enë kombinoni miellin, vajin dhe vezët. Trazojini mirë. Ngadalë i shtoni sheqerin dhe vaniljen.

3.Në një enë veçmas, bashkoni kripën, sodën e pjekjes dhe kanellën. I rrihni mirë dhe më pas ia shtoni masës tjetër.

4.Shtypini mollët me pirun, derisa të bëhet pure. Tani e përzieni mirë të gjithë masën derisa të bëhet homogjene.

5.E shtroni me kujdes në tavën për pjekje dhe e lini në furrë përreth 45 minuta.

6.Pasi të jetë gati, mund t’i shtoni sipër sheqer pluhur.

Lini një koment