Sugjerojmë:

Kek me mjedra dhe vaj ulliri. Receta nga Blerina Bombaj

Kek me mjedra dhe vaj ulliri. Receta nga Blerina Bombaj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 200 gram mjedra ose qershi ose kajsi
  • 1 2/3 gota miell
  • ½ gotë sheqer
  • 3 vezë
  • ½ gotë vaj ulliri
  • ½ gotë qumësht
  • ½ lëng limoni dhe lëkura
  • 2 lugë kafeje pluhur pjekjeje
  • Pak vanilje

Udhëzimet

1

Ndizni furrën në 180 gradë C.

2

Në një tepsi rrumbullake vendosni mjedrat ose frutat që keni preferuar. Hidhni pak sheqer sipër.

3

Rrihni vezët me sheqerin.

4

Shtoni vajin, më pas pluhurin pjekës, gradualisht miellin, qumështin, lëngun e limonit, lëkurat e limonit, vaniljen.

5

Piqeni dhe provojeni me thikë deri sa thika të dalë e thatë nga keku.

6

Lëreni të ftohet dhe kthejeni nga ana e frutave.

7

Mund ta sherbeni edhe me akullore./Receta marrë nga blerinadiet.al

Lini një koment