Sugjerojmë:

Kek me luleshtrydhe dhe vezë fshati

3 vezë fshati
10 gram pluhur pjekës
1 gotë sheqer (150 ml)
100 gram bajame të grira imët
300 gram miell
1 gotë vaj
1 gotë kos

1.Në një enë rrihni vezët me sheqerin. Për këtë do ju ndihmonte një mikser elektrik.

2.Më pas shtoni vajin, kosin, bajamet, miellin dhe pluhurin pjekës. Trazojini mirë.

3.Merrni një tavë rrumbullake dhe e lyeni me pak gjalpë të shkrirë.

4.Shtroni masën e përgatitur të kekut dhe hapeni me kujdes. Sipër vendosni luleshtrydhet e lara dhe të prera në forma sipas dëshirës.

5.E fusni në furrë për 45 minuta në temperaturë 180 gradë.

6.Pasi të jetë gati e spërkasni me pak sheqer pluhur. Keku është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment