Sugjerojmë:

Kek me limon, ëmbëlsira e shijshme që do t’ju marrë vetëm pak kohë

3 vezë
150 gr sheqer
75 gr gjalpë i tretur
150 gr miell ëmbëlsirash
150 gr kos grek
Lëkura dhe lëngu i një limoni
1 bustinë vanilje
5 gr fryrës për ëmbëlsira
Një majë luge kripë
Për sherbetin:
150 gr sheqer pluhur
20 gr lëng limoni
Lëkurë limoni për zbukurim

1.Ndezim furrën në 170 gradë.

2.Në një tas përziejmë kosin, vaniljen, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit dhe kripën.

3.Duke e përzierë shtojmë ngadalë miellin dhe fryrësin. Në fund shtojmë gjalpin.

4.Hedhim brumin te tava e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 45 minuta afërsisht.

5.Në një tas hedhim sheqerin pluhur, shtojmë lëngun e limonit dalëngadalë që të përgatisim sherbetin.

6.Sherbeti duhet të jetë i hollë që të derdhet dhe të mbulojë kekun.

7.Pastaj kekun e dekorojmë sipas dëshirës me lëkura limoni.

Lini një koment