Ngrohni furrën në 180C. Lyeni me yndyrë dhe shtrojini me letër pjekjeje bazën e një tave katrore 23 cm. Lyejeni letrën me gjalpë dhe spërkateni me sheqer. Kumbullat i përgjysmojmë dhe i vendosim në bazën e tavë në 1 shtresë, anët e prera poshtë.
Për brumin, shkrini gjalpin, sheqerin kaf dhe mjaltin në një tigan të madh në zjarr të ngadaltë, duke i trazuar derisa të bëhet një masë homogjene. Ftoheni për 10 minuta, më pas përzieni vezët dhe qumështin. Sitni miellin, sodën, xhinxherin dhe trazojeni derisa të krijohet një brumë i butë.
Hidheni brumin në taë, mbi kumbullat dhe piqeni për 45-55 minuta derisa të jetë e fortë në prekje. Ftoheni në tavë për 10 minuta, më pas vendoseni në një raft teli dhe lëreni të ftohet. Ruhet në frigorifer deri në 5 ditë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento