Sugjerojmë:

Kek me karota dhe portokall. Nuk del asnjëherë nga moda!

Kek me karota dhe portokall

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 300 gram karota
  • 50ml vaj ulliri
  • 75 gram gjalpë (i shkrirë)
  • 2 vezë
  • 200 gram sheqer
  • 250 gram miell
  • 1 pako pluhur pjekës

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezët me sheqerin. Më pas shtoni miellin, dhe pluhurin pjekës.

2

E rrihni mirë një rrahës elektrik.

3

Në një blender grini imët karotat e qëruara, vajin, gjalpin dhe lëngun e portokallit. Trazojeni derisa të krijohet një masë homogjene.

4

Tani shtojeni tek ena ku keni miellin dhe i përzieni edhe njëherë bashkë.

5

Shtrojeni masën në një tavë dhe e fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment