Sugjerojmë:

Kek me kakao dhe fruta të freskëta. Receta nga Blerina Bombaj

Kek me kakao dhe fruta të freskëta

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Receta marrë nga blogu i dietologes së njohur Blerina Bombaj

Ingredientët

  • 4 kokrra vezë
  • 1 bustinë pluhur pjekjeje
  • 170 gr miell
  • 100 ml qumësht të pasterizuar
  • 2 gram vanilje
  • 80 gram kakao
  • 150 gram sheqer
  • 1 filxhan çaji vaj ulliri

Udhëzimet

1

Rrihni vezët me sheqerin dhe vajin e ullirit.

2

Shtoni qumështin, vaniljen dhe pluhurin e pjekjes. I përzieni mirë.

3

Shtoni miellin dhe kakaon. E fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë.

4

Për mbushjen, në një mikser përzieni 5 lugë reçel kumbulle, 5 lugë kos dhe 8 lugë gjizë pa kripë.

5

E shtroni mbushjen me kujdes pasi e keni ndarë kekun në dy pjesë. I bashkoni të dy pjesët si në foto.

6

Në fund vendosini si fruta të prera në kubikë, mango, luleshtrydhe dhe kivi.

Lini një koment