Sugjerojmë:

Kek me fiq, dashuri me shikim të parë!

150 ml qumësht
50 gram arra
500 gram fiq të freskët
100 gram gjalpë
150 gram sheqer
3 vezë
300 gram miell
1 bustinë pluhur pjekës

1.Rrahim gjalpin me sheqerin. Më pas shtoni vezët, qumështin, miellin, pluhurin pjekës dhe arrat e grira.

2.E rrihni mirë me një rrahës elektrik derisa të krijoni një masë homogjene.

3.Lyejmë një formë keku me pak gjalpë dhe vendosim brumin e përgatitur.

4.Fiqtë e pastruar i presim përgjysmë dhe i vendosim mbi sipërfaqen e kekut.

5.Në fund e spërkasim me pak arra të thërrmuara dhe pak sheqer dhe e vendosim kekun në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

6.Ju bëftë mirë!

Lini një koment