Sugjerojmë:

Kek me dardha

Kek me dardha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 125 gram gjalpë
  • 150 gram sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 150 ml qumësht
  • 200 gram miell
  • 60 gram arra/bajame
  • 50 gram çokollatë
  • 1 pako pluhur pjekës
  • 6 dardha
  • 3 filxhanë ujë
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 bustinë vanilje
  • Lëkurë limoni

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë dardhat. I shtoni 1 filxhan sheqer, vaniljen, dhe lëkurën e limonit. I lini dardhat të ziejnë për gati 20 minuta.

2

Në në enë rrihni vezët me sheqerin. Shtoni miellin, pluhurin pjekës, çokollatën, gjalpin, qumështin dhe arrat e thërrmuara.

3

Merrni një tavë specifike keku të lyer me pak gjalpë. Tek masa e brumit vendosni dardhat e ziera më parë (të ndarë përgjysmë, pa fara dhe pa lëkurë).

4

Shtroni masën me kujdes dhe e fusni kekun në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Ju bëftë mirë!

Lini një koment