Në tas përzjeni me rrahësen e vezëve me dorë miellin, kakaon dhe fryrësin e kekut. Ndërkohë, në një tas tjetër rrihni vezët me sheqerin derisa të dyfishohet vëllimi.
Shtoni vajin dhe e përzjeni derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
Më pas hidhni te tasi me vezë miellin me kakao duke alternuar me radhë pak miell dhe pak qumësht.
Prisni dy dardha në kubikë dhe bashkë me copat e çokollatës i shtoni te brumi.
Pasi të shtroni një letër furre në tavë hidhni brumin dhe sipër tij vendosni dardhat e mbetura të prera në feta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento