Sugjerojmë:

Kek i shijshëm me vaj ulliri. Receta nga Blerina Bombaj

Kek i shijshëm me vaj ulliri. Receta nga Blerina Bombaj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Një recetë e thjeshtë e një keku të shijshëm shtëpie. Blerina e quan të mrekullueshëm, prandaj hidhini një sy recetës së saj.

Ingredientët

  • 2 gota miell
  • 1 gotë sheqer
  • 1 1/4 gota qumësht
  • 1 gotë vaj ulliri
  • 3 vezë ( mundësisht fshati)
  • 1/2 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1/2 lugë çaji sodë buke
  • Lëkurën dhe lëngun e 1 portokalli

Udhëzimet

1

Përzieni të thatat (përveç sheqerit) veç, dhe të lëngtat me sheqerin veç.

2

Në fund bashkojini në një tavë dhe piqeni në 180 gradë për aq sa te mos ngelet tek thika masë e lëngët. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta dhe foto marrë nga faqja zyrtare në Instagram e dietologes Blerina Bombaj

Lini një koment