Sugjerojmë:

Kek i shijshëm me spinaq, një super ide për t’ia dhënë fëmijëve me vete në shkollë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Keku me spinaq do të ishte një ide e mirë si ëmbëlsirë për të nisur javën. Ju bëftë mirë!

Ingredientët

  • 3 vezë
  • 170 gram sheqer kaf
  • 200 gram spinaq
  • 1 filxhan me vaj ulliri
  • 2 filxhan kafeje me kos
  • 1 bustinë vaniljeje pluhur
  • 300 gram miell
  • 1 bustinë pluhur pjekës

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezët me sheqerin. Shtoni më pas spinaqin e larë mirë dhe të copëtuar, kosin dhe vajin e ullirit.

2

E përzieni mirë me një mikser elektrik. Shtoni gradualisht miellin, pluhurin pjekës dhe vaniljen.

3

Pasi masa të jetë homogjenizuar, e shtroni në një tave për pjekje dhe e fusni në furrë për 45-50 minuta në temperaturë 200 gradë.

4

E lini pak të ftohet dhe më pas mund ta shijoni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment