Sugjerojmë:

Kek i ftohtë “Pina Colada”

Koha e përgatitjes: 20 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 1 ananas i qëruar
  • 160 gr sheqer, plus ekstra në pluhur
  • 6 lugë çaji arrë kokosi
  • 4 vezë të mesme
  • 30 gr kokos i skuqur i gatshëm
  • 250 gr krem
  • 3 lugë çaji lëng limoni
  • 5 lugë çaji rum
  • 225 gr krem kokosi
  • 1 lugë çaji vaj, për vajosje

Udhëzimet

1

Ngroheni furrën në 200 gradë dhe prisni gjysmën e ananasit në kube.

2

Gjusmën priteni në feta dhe mbulojini dhe futini në ftohje.

3

Shtrojini kubat e ananasit mbi një fletë pjekje dhe hidhuni sipër60 gr sheqer.

4

Piqini për 10-15 minuta deri sa të karamelizohet.

5

Përhapeni kokosin në një fletë të veçantë për pjekje dhe piqeni për 5 minuta.

6

Në një enë rrihni vezët dhe 100 gr sheqer.

7

Hidhni kremin në një tas të veçantë, pastaj shtoni vezët me lëng limoni, rum, krem kokosit dhe ananasin e karamelizuar.

8

Lyejeni me vaj tavën e ëmbëlsirave dhe shtroni sipër sheqer pluhur.

9

Hidheni përzierjen e kremit në tavë dhe lëreni të pushojë.

10

Mbulojeni dhe futeni në frigorifer të qëndrojë gjithë natën.

11

Nxirreni ëmbëlsirën nga frigoriferi dhe hiqeni nga tava.

12

Vendosni fetat e ananasit që kishit lënë në frogorifer sipër.

13

Lyeni çdo fetë me copat e skuqura të kokosit, pastaj shërbejeni.

Lini një koment