Sugjerojmë:

Kebab grek me mish pule

Ingredientët

  • Gjysëm kg gjoks pule të prerë në kube
  • Vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë gjelle uthull
  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 1/2 lugë rigon të tharë
  • 1 1/2 lugë gjelle borzilok të thatë
  • 1/2 lugë trumzë të tharë
  • 1/2 lugë koriandër
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 2 speca të prerë
  • 3 kunguj të prerë në rrathë
  • 1 qepë e madhe e kuqe, e prerë

Udhëzimet

1

Në një tas përziejmë së bashku 1/4 filxhan vaj ulliri, lëng limoni, uthull, hudhër, 2 lugë rigon, 1 lugë gjelle borzilok, trumzë, coriander, kripë dhe piper për shije.

2

Vendosni mishin e pulës në një qese kuzhine dhe marinojeni me vaj ulliri, kripë e piper.

3

Rriheni pak mishin dhe vuloseni qesen, futeni në frigorifer deri në 2 orë.

4

Ngrohni një skarë mbi nxehtësi të lartë.

5

Marinoni të gjitha perimet me vaj ulliri, rigon, borzilok dhe kripë.

6

Lyeni skarën me vaj dhe vendosni perimet të piqen.

7

Pasi keni mbaruar me perimet, hidhni mishin tek zgara dhe piqeni deri sa të marrë ngjyrë kafe të artë.

8

Vendosini perimet dhe mishin në turjelë dhe shërbejini me pak borzilok nga sipër.

Lini një koment