Sugjerojmë:

Kasata të ftohta me biskota

Kasata të ftohta me biskota

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 500 gram pana pasticerie
  • 1 kuti qumësht i kondesuar
  • 1 pako biskota
  • 2 lugë gjelle kakao
  • 2 nektarina
  • 2 lugë gjelle sheqer

Udhëzimet

1

Në një enë shtoni panën dhe e përzieni me një rrahës elektrik.

2

Shtoni qumështin e kondensuar dhe vaniljen. I trazoni mirë. Ndajeni masën në dy pjesë dhe tek njëra shtoni kakaon.

3

Tani merrni 1 biskotë që në këtë rast këshillohet të jenë drejtëkëndëshe dhe i shtroni sipër një lugë gjelle nga kremi i bardhë, vendosni një biskotë tjetër dhe shtroni një lugë gjelle nga kremi me kakao.

4

Përsëriteni këtë dy herë (pra gjithsesj do jenë 4 biskota).

5

Qëroni nektarinat, i hiqni bërthamat dhe lëkurën. Më pas i kaloni në tenxhere, i shtoni dy lugë gjelle sheqer dhe prisni derisa të treten.

6

Pas kësaj i lini të ftohen disi.

7

Merrni një tavë dhe shtroni në të akulloret me biskota. Sipër i shtoni nektarinat e sheqerosura.

8

I fusni akulloret në frigorifer dhe i lini për të paktën dy orë. Pas kësaj mund t’i shijoni!

Lini një koment