Karrota të pjekura me djathë dhe xhinxher, super të shijshme
1 kg karrota
300 gr patate
80 gr arra
Djathë i grirë
Gjalpë
Galetë
Xhinxher
Miell
Kripë, Piper
1.Qëroni karrotat dhe 700 gr prijini në rende.
2.300 gr grijini në fije të holla dhe futini në ujë të akullt.
3.Qëroni patatet dhe prijini në copa të vogla. Vendosini bashkë me karotat e prera në rende në një tenxhere me 150 gr ujë, pak gjalpë dhe pak xhinxher.
4.Gatuajini në zjarr të ulët për 30-35 minuta, derisa të pijnë ujin.
5.Hidhuni edhe kripë dhe lërini edhe 2 minuta, pastaj hiquni ujin dhe shtypini.
6.Grijini arrat dhe shtojuani patateve. Hidhuni edhe kripë, pidjathper dhe pak galetë.
7.Formoni me këtë brumë rreth 24 toptha dhe vendosini në një tepsi me miell.
8.Kulloni karrotat e prera hollë nga uji.
9.Vendosini në një enë, hidhuni kripë dhe rrotullojini topthat sipër tyre, që të ngjiten.
10.Vendosini këto toptha në një tepsi të mbuluar me një letër për pjekje. Shkrini 50 gr gjalpë dhe spërkateni mbi toptha.
11.Hidhni edhe pak djathë të grirë dhe futini në furrë për 15 minuta, në 200 °C.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment