1.Qëroni karrotat dhe 700 gr pritini në rende. 2.300 gr grijini në fije të holla dhe futini në ujë të akullt. 3.Qëroni patatet dhe pritini në copa të vogla. Vendosini bashkë me karotat e prera në rende në një tenxhere me 150 gr ujë, pak gjalpë dhe pak xhinxher. 4.Gatuajini në zjarr të ulët për 30-35 minuta, derisa të pijnë ujin. 5.Hidhuni edhe kripë dhe lërini edhe 2 minuta, pastaj hiquni ujin dhe shtypini. 6.Grijini arrat dhe shtojuani patateve.Hidhuni edhe kripë, piper dhe pak galetë. 7.Formoni me këtë brumë rreth 24 toptha dhe vendosini në një tepsi me miell. 8.Kulloni karrotat e prera hollë nga uji. 9.Vendosini në një enë, hidhuni kripë dhe rrotullojini topthat sipër tyre, që të ngjiten. 10.Vendosini këto toptha në një tepsi të mbuluar me një letër për pjekje. 11.Shkrini 50 gr gjalpë dhe spërkateni mbi toptha. 12.Hidhni edhe pak djathë të grirë dhe futini në furrë për 15 minuta, në 200 °C.
Ziejini patatet me lëkurë derisa të zbuten. Qërojini dhe shtypini mirë në një enë. Shtoni djathin e grirë, vezën, bukën e bluajtur, kripën, piperin dhe majdanozin. Përziejeni masën derisa të krijohet një brumë i trashë që formohet lehtë me...
1️⃣ Ziej patatet, qëroji dhe shtypi derisa të bëhen pure. 2️⃣ Shto djathin, vezën, bukën e grirë, kripën dhe piperin. Përziej derisa të formohet një masë homogjene. 3️⃣ Merr nga masa dhe formo kroketat në formë cilindrike ose ovale....
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Lini një koment