Sugjerojmë:

Karkaleca të marinuar e të pjekur në skarë

Karkaleca të marinuar e të pjekur në skarë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Karkalecat e pjekur në skarë me lime janë me aromë dhe shije të mirë. Për të mos përmendur që janë super të lehta në përgatitje. Shijojini!

Ingredientët

  • 500 gram karkaleca të larë e të qëruar
  • 2 lugë kafe piper i zi
  • 1 lugë gjelle hudhër pluhur
  • 1 lugë çaji hudhër e grimcuar
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 2 lugë gjelle fara kumini pluhur
  • 1 lugë kafe spec i kuq pluhur
  • 1 lugë gjelle spec djegës pluhur
  • 2 lugë gjelle lëng lime
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Të gjithë përbërësit i kombinoni në një tas dhe marinoni karkalecat e qëruar dhe të larë më parë.

2

I vendosni në skarë për 5-7 minuta. Nëse nuk keni një skarë mund të përdorni tosterin ose furrën.

3

Shërbejeni dhe shijojini të ngrohta.

Lini një koment