Sugjerojmë:

Kallamarë të mbushur

Kallamarë të mbushur

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Kallamarët e mbushur janë mrekullia vetë. Pasi t'i keni provuar do të bindeni!

Ingredientët

  • 7 kallamarë
  • 5 kërpudha
  • 4 qepë të njoma
  • 2-3 thelpi hudhra
  • 2 lugë gjelle rikota
  • pak djathë gorgonzola
  • kripë, piper
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat dhe më pas qepët e njoma. Shtoni këmbët e kallamarëve dhe i përzieni mirë.

2

Pas 5 minutash shtoni spinaqin, kërpudhat, kripë e piper.

3

Pasi spinaqi të ketë ulur volumin e fikni zjarrin. Shtoni tek mbushja rikotën dhe gorgonzolën. I përzieni mirë të gjitha bashkë.

4

Merrni kallamarët dhe i mbushni me ndihmën e një luge, me masën që përgatitët.

5

I vendosni në një tavë dhe i fusni në furrë për 35 minuta në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment