“Suksesi i vjen atyre që janë shumë të zënë duke e kërkuar atë”. Ky është absolutisht rasti i një prej restoranteve më të famshme në vendin tonë. E kam fjalën për “Juveniljan” e cila është hapur që prej vitit 1996, fillimisht tek “Parku Rinia”. Përgatitja e picave me furrë druri, ishte elementi që e identifikoi menjëherë restorantin që mban emrin e një prej veprave më të famshme të shkrimtarit Ndre Mjeda, një përmbledhje me poezitë dhe poemat e shkruara në rininë e tij titulluar: “Juvenilja”!
Kjo e fundit ndodhet tanimë në zonën e ish-bllokut, duke plotësuar kështu dëshirat e klientëve për ta patur “Juveniljan” sa më afër. Por s’mund të lihet pa përmendur edhe kështjella madhështore e saj tek “Parku i Liqenit të Tiranës” ku bukuria, ambientet, gatimet dhe shërbimi i klasit të lartë bëjnë të vërtetë thënien “Asnjë e njëjtë me të!”.
Puna e madhe që është bërë në këtë restorant, ka bërë që të rezistojë mjaft mirë në tregun e ashpër shqiptar. Gati- gati është kthyer në një lloj marke, e cila flet vetë pa qenë nevoja për shumë marketing. Kush shkon tek “Juvenilja”, e di se do gjejë aty traditë, shërbim konkurues e gatime speciale. Menuja është shumë e pasur ku ndër të tjerash dallojnë dy pjata origjinale të lokalit: Pica Juvenilja dhe supa e peshkut, që nuk do e gjeni askund tjetër si të “Juveniljas”.
Në krye të kuzhinës qendron një shef shqiptar, të cilit kurrsesi nuk i mungon nuhatja për të sjellë tek klientët atë çka klientët duan. Tek “Juvenilja” mund të shkojë çdokush pasi çmimet janë të përballueshme, pavarësisht nga puna, statusi apo mosha që keni.
Së fundmi “Juvenilja” në bashkëpunim me SnapFood ofrojnë tek ju sallatat më të mira, supërat, pastat, rizotot, fërgesat e shumë gatime të tjera tradicionale, thjesht me një klik!
Mjafton të keni shkarkuar SnapFood, shkoni tek “Juvenilja”, shfletoni me vëmendje menunë dhe zgjidhni pjatën për të cilën ju shkoi goja lëng. Me SnapFood, ju nuk do të jeni kurrë të uritur!/neps.al
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment