Sugjerojmë:

Jufka Dibre me pulë gati në 4 hapa

Jufka Dibre me pulë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 400 gram jufka
  • 1 pulë
  • 1 qepë
  • dy lugë gjelle gjalpë
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Vendosni pulën të ziejë në ujë me kripë, gati për gjysmë ore. Ndërkohë në një tenxhere me gjalpë skuqni qepën e grirë imët. Shtoni jufkat e blera dhe i përzieni mirë për 5 minuta.

2

Pas kësaj i kaloni jufkat në një tavë, vendosni pulën e plotë sipër ose ndajeni në copa të vogla.

3

Shtoni lëngun që morët nga zierja e pulës. Vendosni edhe disa copa të vogla gjalpi.

4

E fusni në furrë tavën për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment