Ju duhen vetëm pak minuta që të bëni vetë gjalpin e bajameve!
600g bajame të freskëta pa kripë
1.Si fillim ngrohni furrën në 150-160 gradë C.
2.Në një tavë vendosni një letër pjekjeje dhe aty shtroni bajamet.
3.Piqini bajamet për 20 minuta derisa të shihni që të kenë marrë pak ngjyrë të lehtë.
4.Më pas largojini nga furra dhe lërini që të ftohen pak për disa minuta.
5.Tani kalojini në mikser apo blender dhe punojini derisa të formoni masën kremoze.
6.Herë pas here sigurohuni që copëzat e bajameve që hapen në anët e mikserit t’i mblidhni në mes.Diçka e tillë do të mundësojë që gjalpi juaj të jetë i plotë dhe i njëtrajtshëm.
7.Nëse doni t’i jepni një shije të ëmbël mund të shtoni në blender 3-4 hurma Arabe.
8.Këtë gjalpë mund ta përdorni për të shoqëruar bukën në mëngjes, mund ta shtoni tek recetat tuaja të ëmbëlsirave por edhe me fruta të freskëta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment