Jo vetëm për t’u ngrënë! Si të luftoni me shegën qeset e zeza poshtë syve
Gjenetika, mosha, mungesa e gjumit, mbi-lodhja, dehidratimi janë vetëm disa nga shkaktarët kryesor të rrathëve të zinj poshtë syve. Nëse jeni në kërkim të maskës së radhës, fillimisht merrni një shegë në kuzhinën tuaj. Është pikërisht ky frut, i cili na ndihmon për të trajtuar edhe qeset e zeza poshtë syve.
Çfarë ju duhet:
1 filxhan kafe me kokrra shege
1 lugë gjelle kos
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Udhëzime:
Si fillim shtypni kokrrat e shegës me dorë, me lugë në një enë ose me ndihmën e ndonjë paisjeje specifike.
Në një enë përzieni kosin, me mjaltin dhe vajin e ullirit.
Në fund shtoni lëngun e shegës. I përzieni të gjitha bashkë dhe aplikojeni maskën në të gjithë fytyrën (të cilën duhet ta keni larë më parë).
E lini të veprojë për 20 minuta. Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të pastër të bollshëm.
Shega e bën lëkurën tonë të duket më e freskët dhe rinore./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment