Sugjerojmë:

Jo vetëm me presh. Receta e pispilisë me kungulleshka do ju mahnisë!

Jo vetëm me presh. Receta e pispilisë me kungulleshka do ju mahnisë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Një version ndryshe, por shumë i shijshëm i pispilisë. Mos e lini pa provuar amvisa të Nepsit...

Ingredientët

  • 300 gram gjizë pa kripë
  • 400 gram kungulleshka
  • 120 ml qumësht
  • 3 vezë
  • 2 gota me miell gruri
  • 1 gotë me miell misri
  • 2 lugë çaji me kripë
  • 100 ml vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lani mirë kungulleshkat dhe i grini imët në rende. I shtrydhni mirë me dorë në mënyrë që t’i hiqni ujin.

2

Në një tas trazoni mirë vezët, vajin dhe qumështin. Shtoni më pas kripë dhe miellin e misrit.

3

E punoni mirë, shtoni miellin e grurit, dhe gjizën. Punojeni sërish dhe në fund shtoni kungulleshkat.

4

Merrni një tavë dhe vendosni në të masën e përgatitur. Nivelojeni mirë.

5

E fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 200 gradë.

6

Ju bëftë mirë!

Lini një koment