Dreka/ RECETA

Jo vetëm me lakër. Edhe sarmet me patëllxhanë janë për të lëpirë gishtat!

Jo vetëm me lakër. Edhe sarmet me patëllxhanë janë për të lëpirë gishtat!

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

I kishit provuar më parë? Nëse jo, tani është koha për t'i shijuar sa më parë me recetën e Neps.al Kjo është një mënyrë shumë e mirë edhe për të konsumuar patëllxhanin si perime.

Ingredientët

  • 800 gram patëllxhanë
  • 400 gram mish i grirë
  • 2 qepë mesatare
  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • 2 filxhanë kafeje me oriz
  • Kripë dhe piper i zi
  • Spec pikant
  • 80 gram djathë parmexhano
  • 1/2 gotë ujë
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lajmë patëllxhanët, i thajmë dhe i presim në feta me trashësi 0.5 cm. Lyejmë një tavë me pak vaj ose shtrojmë një letër pjekjeje.

2

Vendosim fetët e patëllxhanit, i lyejmë me pak vaj dhe kripë. I vendosim në furrë në temperaturën 180°C për 20 minuta.

3

Ndërkohë në një tenxhere vendosim ujë për të valuar. Shtojmë orizin dhe e ziejmë atë për vetëm 8 minuta. Nuk duhet zierë plotësisht.

4

Në një tigan me pak vaj, kavardisim mishin e grirë, shtojmë qepë të grirë hollë derisa të skuqet mirë, 1 lugë gjelle salcë domateje, orizin gjysmë të zierë, kripë, piper dhe spec pikant. Pasi i përziejmë, i largojmë nga soba.

5

Nxjerrim fetët e patëllxhanit dhe fillojmë me mbushjen e tyre.

6

Në fillim të patëllxhanit, vendosim 1 lugë nga mbushja, i rrotullojmë dhe i vendosim në një tave me mbyllje nga poshtë.

7

Mbi çdo shirit patëllxhani vendosim pak djathë në mënyrë që të shkrijë.

8

Në një enë vendosim një lugë gjelle salcë ose 100 ml pure domateje dhe 200 ml ujë. E hollojmë salcën dhe e hedhim me lugë mbi çdo sarme.

9

E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180°C dhe e lëmë për 25 minuta. Shijojeni!

Shënime

Receta realizuar nga Zonja Vjollca, marrë nga shqiptarja.com

You Might Also Like

1 Comment

  • Reply
    ปั้มไลค์
    09/10/2019 at 3:10 pm

    Like!! Great article post.Really thank you! Really Cool.

  • Leave a Reply