Sugjerojmë:

Je gati për t’i përgatitur vetë biskotat e famshme Oreo?

Je gati për t'i përgatitur vetë biskotat e famshme Oreo?

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Ingredientët

  • 225 gram gjalpë
  • 1 filxhan me sheqer pluhur
  • 1 vezë
  • 1 pako vanilje
  • 2 gota e gjysmë me miell ( gota duhet të jetë 200 ml).
  • 110 gram kakao pluhur
  • 1 lugë e gjysme gjelle me pluhur pjekës
  • 1 lugë çaji me kripë
  • Për kremin: 2 lugë gjelle krem qumështi
  • 5 gram vanilje
  • 1 filxhan me sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Me një mikser dore rrihni gjalpin dhe sheqerin në një enë të thellë. Shtoni vaniljen, vezët dhe i përzieni derisa të krijoni një masë kremoze.

2

Shtoni pluhurin pjekës, kakaon pluhur, kripën dhe gradualisht shtoni miellin. Vazhdoni ta rrihni masën me mikser dore.

3

Pas kësaj e ndani në dy pjesë, e mbështillni me qese kuzhine dhe e lini në frigorifer për të paktën 1 orë.

4

Nxirrni një prej masave nga frigoriferi dhe e shtroni me kujdes në tavolinën e punës. Duhet ta niveloni mirë. Pas kësaj e prisni brumin duke përdorur disa forma specifike biskotash.

5

I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine dhe i fusni në furrë për 10-12 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Pasi të jenë pjekur i lini për disa minuta të ftohen.

6

Po kështu veproni edhe me pjesën tjetër të brumit. Në një enë rrihni kremin e qumështit, vaniljen dhe sheqerin pluhur.

7

Më pas pozicionojeni kremin mes dy biskotave. Kështu veproni për të gjitha dhe në fund i shërbeni në pjata.

8

Pasi i keni mbushur të gjitha biskotat me krem, i lini biskotat oreo për 2 orë në frigorifer sa të forcohen dhe më pas i shërbeni. Shijojini!

Lini një koment