Sugjerojmë:

Janë të sezonit: Patëllxhanë me vezë dhe parmixhano

Ingredientët

  • 2 patëllxhane të mesëm të ndarë në feta
  • 1 gotë thërrime buke
  • 1/2 filxhan parmixhano
  • 3 vezë
  • 2 lugë ujë
  • Salcë marinara
  • 3 gota djathë mocarela
  • Borzilok i freskët

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 180 gradë.

2

Në një tas të cekët hidhni së bashku thërrimet bukës dhe djathin parmixhano.

3

Në një tas tjetër hidhni sëbashku vezët dhe ujin.

4

Zhytni secilën nga fetat e patëllxhanit në vezët e rrahura dhe pastaj i kaloni në thërrimet e bukës.

5

Në një tavë vendosni një letër pjekje dhe hidhni fetat e patëllxhanëve të bërë me vezë e thërrime.

6

Piqini në furrë për 25 minuta.

7

Pasi të jenë pjekur patëllxhanët në një tavë tjetër hidhni një shtresë me salcë marinara dhe sipër vendosni patëllxhanët e pjekur.

8

Shtoni sërish një shtresë me marinara dhe pastaj mbusheni me djathë të grirë parmixhano.

9

Piqeni në furrë për 25-30 minuta derisa djathi të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të artë.

10

Spërkateni me borzilok të prerë dhe shërbejeni!

Lini një koment