Sugjerojmë:

Ja si mund të përgatisni në shtëpi vodka me qershi

400 gr qershi
200 gr sheqer kaf
70 cl vodka

1.Hiquni bërthamat qershive pa i prerë përgjysmë.

2.Verini në një tenxhere së bashku me sheqerin dhe 150 ml ujë.

3.Ngrohini në zjarr të ngadaltë, derisa të tretet sheqeri dhe qershitë të jenë zbutur.

4.Më pas hiqini nga zjarri dhe hidhini qershitë, me gjithë lëngun e përfituar, në një shishe të madhe.

5.Shtoni sasinë e vodkës së rekomanduar dhe përziejeni mirë.

6.Lëreni shishen për 4 javë në frigorifer në pozicion të shtrirë.

7.Nëse dëshironi që vodka juaj të jetë akull e ftohtë futeni për pak kohë në ngrirje.

Lini një koment