Sugjerojmë:

Involtini me proshutë dhe djathë

Involtini me proshutë dhe djathë

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Të shijshme për t’u servirur si pjatë e dytë, me mbushje të butë e të këndshme djathi të freskët e perimesh, këto involtini janë të thjeshta për t’u përgatitur, të buta e me shije të parezistueshme. U pëlqejnë dhe fëmijëve edhe të rriturve.

Ingredientët

  • Gjalpë
  • Vaj ulliri e.v
  • 1 patate
  • Piper
  • Kripë
  • 500 gr spinaq
  • 8 feta proshutë e tymosur
  • 4 feta djathë

Udhëzimet

1

Qëroni, lani dhe prisni në kube 1 patate. Vendoseni të ziejë në ujë të kripur për 12 minuta. Kullojeni dhe shtypeni me një pirun më pas.

2

Merrni spinaqin, lajeni, kullojeni, dhe vendoseni në një tigan pa shtuar ujë, por vetëm pak kripë. Më pas kullojeni, shtrydheni dhe grijeni. Pastaj vendoseni në një tigan me pak vaj, kripë e piper. Përziejeni mirë, pastaj fikni zjarrin dhe shtojeni spinaqin tek ena me pataten e shtypur.

3

Hapni fetat e proshutës në një plan pune dhe sipër vendosuni mbushjen me spinaq. Më pas rrotullojini për të formuar involtini-t.

4

Ngrohni furrën në 200 gradë Celsius. Merrni një tavë, lyejeni me gjalpë, vendosni involtini-t dhe sipër secilës vendosni gjysmë fete djathi. Futini në furrë për 10 minuta. Kur djathi të jetë shkrirë, hiqini nga furra dhe shërbejini.

Lini një koment