Sugjerojmë:

Hot-dog me miell misri, shije e përsosur!

Hot-dog me miell misri, shije e përsosur!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Tepër e veçantë kjo recetë dhe shumë e përshtatshme për t'u shoqëruar me një gotë verë!

Ingredientët

  • 4 salsiçe hot-dog
  • 4 feta të holla djathë çedar (në temperaturën e dhomës)
  • 125 gram miell (për të gjitha përdorimet)
  • 140 gram miell misri
  • 50 gram sheqer
  • 4 lugë kafe pluhur pjekës
  • ¼ lugë kafe kripë
  • Pak piper të zi
  • 240 ml qumësht (gati 1 gotë)
  • 1 vezë
  • Vaj luledielli për skuqje
  • Mustardë për servirje

Udhëzimet

1

Me fetat e djathit çedar mbështillni salsiçet.

2

Fusni brenda salsiçeve disa shkopinj të gjatë dhe siç i keni i fusni në ngrirje për 20 minuta.

3

Ndërkohë në një enë bashkoni miellin, miellin e misrit, sheqerin, pluhurin pjekës, kripën dhe pak piper.

4

I përzieni me lugë. Tani shtoni qumështin, vezën dhe i përzieni të gjitha me një lugë druri.

5

E kaloni masën në një gotë të madhe.

6

Nxirrni salsiçet nga frigoriferi dhe i lyeni të gjitha me masën që shtuat në gotë.

7

I vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehur. I rrotulloni para e mbrapa shkopinjtë për 2-3 minuta.

8

Më pas i hiqni dhe i servirni të ngrohta!

Lini një koment