Sugjerojmë:

Hasude me arra

Hasude me arra

Kjo recetë e hasudes është realizuar nga Zonja Vjollca e cila gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli", që transmetohet në Report Tv.

Ingredientët

  • 250 gr sheqer
  • 450 ml ujë
  • 80 gr yndyrë(gjalp+vaj)
  • 250 gr niseshte
  • Arra ose bajame
  • Kanellë

Udhëzimet

1

Në një tas ku vendosim ujin shtojmë niseshtenë e trazuar me ½ e masës së sheqerit. E trazojmë mirë derisa sheqeri dhe niseshtja të shkrijnë. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë dhe vazhdojmë përzierjen.

2

Ndërkohë në një tenxhere vendosim pjesën tjetër të sheqerit me pak ujë, e trazojmë atë derisa sheqeri të shkrijë dhe të marrë një ngjyrë karamel. Më pas shtojmë niseshten e trazuar me sheqer dhe gjalpë dhe vazhdojmë trazimin ngadalë derisa fillimisht masa të trashet e më pas të lidhet.

3

E trazojmë me kurrizin e lugës së drurit duke e pjekur atë derisa hasudeja të bëhet transparente, të lëshojë gjalpin dhe të shkëputet nga luga.

4

E përziejmë në fund me pak kanellë, me bajame ose arra sipas preferencës dhe e vendosim në një tavë, e spërkasim me pak sheqer dhe e vendosim në furrë për 10-15 minuta derisa sheqeri të shkrijë. Por mund të serviret dhe direkt nga tenxherja lugë-lugë si hallvë!

Lini një koment