Hamburger me sallam dhe mollë

300 g sallam
4 simite hamburgeri
4 lugë marmelatë qepe
2 mollë, të copëtuara dhe të prera hollë
2 lugë majonezë
Mustardë sipas dëshirës
Patate të ëmbla në feta, për servirje

1.Ndani mishin e sallamit në katër pjesë dhe formojeni në kulaç. Skuqeni në një tigan që nuk ngjit për 10-12 minuta, duke e rrotulluar disa herë, derisa të marrë ngjyrë të artë nga të dy anët dhe të gatuhet deri në fund.

2.Ngrohni simitet dhe shtoni qepët e skuqura brenda.

3.Pastaj shtoni mishin, fetat e mollës, majonezë dhe mustardë (nëse përdorni).

4.Mbyllni simitet dhe shërbejeni së bashku me fetat e patate të ëmbla, nëse dëshironi.

Lini një koment