Sugjerojmë:

Gurabije shtëpie me limon

Gurabije shtëpie me limon

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Shumë të thjeshta në përgatitje, shumë të shijshme!

Ingredientët

  • 300 gram miell
  • 100 gram sheqer
  • 7 lugë gjelle vaj
  • 1 vezë
  • lëngu dhe lëkura e 1 limoni

Udhëzimet

1

Në një rrihni të verdhën e vezës me sheqerin. Më pas i shtoni të bardhën e vezës që duhet ta keni rrahur paraprakisht.

2

Shtoni lëngun dhe lëkurën e limonit dhe i përzieni mirë.

3

Tani i shtoni gradualisht miellin dhe i trazoni të gjitha bashkë.

4

Filloni e formoni me dorë biskotat tuaja sipas dëshirës, i lyeni me sheqer pluhur dhe i radhisni njëra pas tjetrës në një tavë.

5

Kështu veproni deri në fund.

6

I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Shënime

Mos harroni të vendosni një letër kuzhine paraprakisht tek tava e pjekjes.

Lini një koment