Sugjerojmë:

Gurabije me bonbone, zgjedhja e duhur për këtë pasdite!

Gurabije me bonbone

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 250 gram gjalpë
  • 2 lugë gjelle kakao pluhur
  • 2 vezë
  • 2 lugë kafe pluhur pjekjeje
  • 4-5 gota miell
  • 100 gram bonbone me ngjyra

Udhëzimet

1

Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit përveç bonboneve.

2

I trazoni të gjitha dhe më pas formoni disa toptha të vegjël.

3

Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër kuzhine. Rendisni gurabijet me radhë dhe sipër i vendosni 3-4 bonbone me ngjyra të ndryshme.

4

I fusni në furrë për 15 minuta, në temperaturë 180 gradë celsius. Ju bëftë mirë!

Lini një koment