Sugjerojmë:

Granola me copëza çokollate. Gati në pesë minuta!

Granola me copëza çokollate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Një ide fantastike për t'u ëmbëlsuar sot janë këto granola me copëza çokollate!

Ingredientët

  • 80 gram tërshërë
  • 120 gram gjalpë
  • 90 gram copëza çokollatash
  • 115 gram mjaltë
  • 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
  • Pak kanellë

Udhëzimet

1

Në një tas të madh bashkoni tërshërën, kanellën, ekstraktin e vaniljes, gjalpin, mjaltin dhe çokollatën. I përzieni mirë.

2

E mbuloni masën me një letër kuzhine dhe e lini në frigorifer përreth 1 orë.

3

Pas kësaj me ndihmën e një luge formoni disa toptha të vegjël.

4

Mund t’i ruani në frigorifer deri në një javë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment