Sugjerojmë:

Gogozhare të bëra vetë, një recetë e shpejtë dhe plot shije

5-6 speca të kuq
4-5 thelpinj hudhra ose më shumë, sipas shijes
1-2 gjethe dafine nëse dëshiron
Piper i zi, preferohet kokërr
1 filxhan kafe vaj ulliri
1 filxhan kafe uthull
Kripë sipas dëshirës

1.Pastroni specat duke u hequr bishtin dhe farat me kujdes, pa u prishur formën. Lajini me ujë të bollshëm.

2.I vendosim specat në tenxheren me presion, u hedhim kripën, kokrrat e piperit, thelpinjtë e qëruar të hudhrës.

3.Thelpinjtë mund t’i lini të plotë ose të prerë, sipas dëshirës. Shtojmë gjethet e dafinës.

4.Më pas shtojmë vajin e ullirit dhe uthullën e cila mund të jetë uthull rrushi ose molle.

5.Mbylleni tenxheren me presion dhe vendoseni në zjarr mesatar.

6.Pas pak minutash, tenxherja fillon zhurmën karakteristike të presionit.

7.Nga ky moment lereni të qëndrojë edhe 2-3 minuta të tjera në zjarr e më pas hiqeni.

8.Specat gogozhare duhet të jenë gati, por kontrollojeni me nje pirun nëse është fortësia që doni.

9.Nëse i preferoni më të buta mund t’i lini dhe 2-3 minuta të tjera në zjarr duke bërë kujdes të mos e lini më shumë pasi mund të digjen.

10.Pasi ftohen, mund t’i shtoni vaj ulliri dhe uthull gjatë servirjes nëse dëshironi.

Lini një koment