Sugjerojmë:

Gjoks pule role me pana dhe mustardë

Gjoks pule role me pana dhe mustardë

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Një recetë fantastike e shijimit të mishit të bardhë të pulës. Pana dhe mustarda do i shtojnë akoma më shumë shijen kësaj pjate...

Ingredientët

  • 8 feta gjoks pule ( të prera hollë)
  • 1-2 lugë gjelle salcë mustardë
  • 100 gram djathë të grirë grana
  • 150-200 ml pana
  • 2 thelpi hudhër
  • 1/2 lëng limoni
  • Vaj ulliri
  • Gjethe sherebele
  • Majdanoz i grirë
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Filetot e pulës i rrihni me një çekiç kuzhine për t’i bërë sa më të holla.

2

Tek çdo fileto vendosni afërsisht 2 lugë djathë të grirë, 1 gjethe sherbele të grirë ose majdanoz nese nuk preferoni sherbelënn.

3

Mblidhini si role dhe fiksojini me një kruajtëse dhëmbësh.

4

Në një tigan hidhni pak vaj ulliri, hudhrën e shtypur dhe kur vaji të jetë ngrohur skuqini roletë e mishit nga të gjitha anët.

5

Spërkatini me pak kripë dhe lëng limoni.

6

Shtoni në tigan salcën, panën dhe i lemë në zjarr të ulët për 10 minuta afërsisht, derisa mishi të jetë skuqur aq sa duhet.

7

Nëse salca trashet shumë hollojeni me pak pana ose qumësht.

8

Sherbejini roletë së bashku me salcën, pak vaj ulliri, piper dhe majdanoz të grirë ose gjethe sherbele. Ju bëftë mirë!

Lini një koment